Voltana Ademi kërkon 300 milionë lekë për Vllazninë: Klubi nuk përballon dot shpenzimet

Sport

Voltana Ademi kërkon 300 milionë lekë për Vllazninë:

Vetëm dy ditë para ndeshjes së rëndësishme të Vllaznisë ndaj AEL Limasol në Ligën e Konferencës, kryebashkiakja e Shkodrës e njëkohësisht presidente e kuqebluve, Voltana Ademi, ka kërkuar që Këshilli Bashkiak të miratojë një tjetër fond për shpenzimet e skuadrës. Ajo ka bërë kërkesën për alokimin e 30 milionë lekëve të reja për shkodranët, duke bërë të ditur se me situatën aktuale, pavarësisht fitimeve nga Europa, përsëri klubi nuk mund të vetëfinancohej, meqë nuk është mbyllur procesi i privatizimit.

“Për çështje si pagat e lojtarëve stafit, tatimet që vazhdojnë e paguhen në vijimësi, etj., ka në vazhdimësi akumulim të detyrimeve që vazhdojnë gjatë kësaj periudhe e nuk mund të mbulohen. Jemi përpjekur me të ardhurat e siguruara nga klubi por nuk mbulojnë tërësisht nevojën për mbështetjen e duhur.

Konkurrimi në Europë do të ketë të ardhura për arkat, por këto të ardhura nuk janë që kanë hyrë në buxhetin e klubit ende dhe kësisoj vështirësitë vazhdojnë të jenë permanente. Kemi vijuar punën për t’i përballuar me donatore e sponsorin, edhe me FSHF e cila ka vijuar mbështetjen tonë duke na krijuar mundësinë e mbështetjes sidomos për logjistikë e kërkohen financime. Na e kanë mundësuar pagesën në avancë.

Ndaj kërkojmë që nëse mund të vijojmë të sigurojmë si më parë financim për shërbime që klubi ka marrë, si paga e detyrime, qira banesash, detyrime për transport e akomodim e trajtim ushqimor. Nuk pretendojmë t’i likuidojmë të gjitha, pretendojmë të rritim të ardhurat këtë vit. Duke vlerësuar mundësinë e mbështetjes, kemi pro[pozuar alokimin e fondeve për një vlerë rreth 30 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve prioritare të rreshtuara më sipër.

Nuk mjafton ajo që ka klubi sot, ndaj kërkojmë ta mbështetim. Tashmë me konkurrimin në Europë e privatizimin, si dhe me rritjen e konkurrueshmërisë, me vlerën që merr, shpresojmë që Vllaznia të vazhdojë rrugën e suksesit e të qëndrueshmërisë financiare”, tha ndër të tjera Ademi./panorama.sport

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion