EMRI/ I dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seks*ale me të mit*r, përfundon në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” është arrestuar nga Policia në Delvinë.
Besnik Banushi ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Sarandës, të datës 23 korrik 2026. Arrestimi i tij u bë në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Shijanit”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shijani”.
Njoftimi i policisë:
Delvinë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shijani”
I dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Besnik Banushi., 41 vjeç, banues në Delvinë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23.07.2026, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, për një rast të ndodhur më datë 02.01.2012.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë.


