Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS!

Politikë

Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës:

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar anëtarët e Partisë Socialiste se nuk do të ketë më vend në parti për ata që nuk angazhohen në përmbushjen e detyrave politike.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Tiranë, Rama u ndal te tensionet brenda socialistëve, duke nënkuptuar edhe deputeten Elisa Spiropali dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, shkruan A2CNN. 

Kreu i qeverisë theksoi se ata që janë të lirë nuk duhet të lihen pa përgjegjësi dhe të mos angazhohen në detyrat e tyre brenda partisë.

 “Mbajeni edhe më mirë parasysh këtë herë se atë herë që nuk e mbajtëm dot fitoren, na mundi vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve, por na la në baltë edhe organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë e bindur se e ka fitoren në xhep”, u shpreh Rama.

 “Dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë se kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyrat e familjes sonë politike, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike, ku të gjithë janë të nevojshëm, por askush nuk është i domosdoshëm”, deklaroi kryeministri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion