“Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën”, mikja e turistëve rus flet pas ngjarjes

Aktualitet

“Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën”,

Mikja e turistëve rusë që ndërruan jetë 4 ditë më parë në një hotel në Kavajë, ka folur për ngjarjen e rëndë. Ajo tha se vdekja e tyre është shokuese, ndërsa ka dyshimet e saj në lidhje me detajet që janë bërë me dije nga policia.

“Sergey ishte një njeri shumë i mirë, nuk i kishte bërë keq askujt. Punonim së bashku. Ajo që ndodhi është shokuese. Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë ishin në vendet e tyre. Jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht. Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre.

Nuk ka asnjë gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do dalin kurrë në media. Ata nuk patën as kohë për të pirë apo ngrënë gjë. Dhe ata që shkruajnë gjëra pa kuptim, do të doja që të mos ndjenin dhimbjen që kemi ne”, është shprehur ajo.

Rusët ndërruan jetë mbrëmjen e së shtunës. Ata u gjetën të vdekur në ambientet e brendshme të pishinës, ndërsa shkaqet vazhdojnë të jenë mister. Pritet publikimi i autopsisë dhe ekspertizës./BW

ME TE LEXUARAT