Shfrytëzonin në prostitucion vajza shqiptare, policia godet bandën e rrezikshme në Bolonjë

Policia italiane ka arrestuar 11 persona, shqiptarë dhe italianë, të akuzuar për prostitucion. Mediat fqinje shkruajnë se “viktima” të bandës ishin vajza, të cilat operonin në Bolonja. Mësohet se policia kishte nisur hetimet që prej 1 viti, duke arritur në përfundim vetëm sot.
MEdiat italiane kanë publikuar detaje nga operacioni. Mësohet se banda detyronte vajzat shqiptare që të prostituonin në Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia, ndërsa tutorët e tyre kishin në pronësi disa apartamente në qendër të Bolonjës, që përdoreshin pikërisht për këtë punë.
Gjatë operacionit, policia bëri të mundur sekuestrimin e një shumë të madhe parash, përpos televonave apo sendeve të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje.


