Në kërkim për kanosje, arrestohet 40-vjeçari me 3 emra në Vlorë

Aktualitet

Në kërkim për kanosje, arrestohet 40-vjeçari me 3 emra

Policia e Vlorës ka arrestuar një 40-vjeçar me tre emra, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Sipas policisë, shtetasi në fjalë dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. Xh. alias R. R. alias E. R., 40 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Orikum, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar një shtetase, me qëllim përfitimin e një shume parash prej saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin në kërkim J. K., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake dhe një aparat celular në banesën e shtetasit I. G., në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT