Adriatik Llalla në arrati, avokati i tij apelon dënimin me 2 vite burg

Aktualitet

Adriatik Llalla në arrati, avokati i tij apelon dënimin me 2 vite burg

Avokati i ish- prokurorit Adriatik Llalla ka apeluar këtë të hënë vendimin e shkalles së parë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg, ndërkohë që klienti i tij është në arrati. Mësohet se pezullimi i vendimit është kërkuar, pasi sipas mbrojtjes, arrestimi i Llallës do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.

Tashmë do jetë apeli i GJKKO-së, ku pas caktimit të një date do vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që rrëzoi kërkesën e Llallës, apo do pranoi kërkesën e tij për pezullim dënimi. Kujtojmë që 10 ditë më parë ish kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar.

SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e Interpolit menjëherë pasi policia dorëzoi raportin për mos gjetjen e tij në banesë apo vende te tjera ku mendohej se ishte. /abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion