Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas vajzën e mitur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.

Një e mitur rome është përplasur nga një automjet në zonën e Kënetës.

Vajza, që prej kohësh kërkonte lëmoshë pranë semaforit, është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ku sipas informacioneve të para ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia mesohet se ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Dyshohet se vajza e aksidentuar ka qene duke qendruar ne rruge bashke me disa bashkemoshatare te tjere. 

Besohet se 7-vjecarja ka qene ne rruge duke lypur ose duke shitur paketa per drejtuesit e mjeteve.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmij rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT