Zbardhet kallëzimi në SPAK ndaj deputetes Elisa Spiropali, nga restoranti në Bllok, te vilat në TEG dhe kompanitë e kunatave

Politikë

Zbardhet kallëzimi në SPAK ndaj deputetes Elisa Spiropali, nga
Deputetja Elisa Spiropali, do të mbajë sot një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pas vendimit të Partisë Socialiste për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Vendimi u mor dje nga socialistët, në vijim të diskutimeve të mëparshme të bëra në Asamblenë e PS, fill pasi Elisa Spiropali, shprehu pakënaqësitë e saj me drejtimin e Partisë Socialiste, që sipas deputetes, janë në ndikimin e modelit “Balluku”.

Por pavarësisht pakënaqësive, shkarkimit fillimisht nga posti i ministres së jashtme, dhe më pas përjashtimit nga grupi parlamentar, Elisa Spiropali, në një intervistë të dhënë së fundi për mediat, e cilësoi Ramën si mentorin e saj politik, pa të cilin rruga e Shqipërisë drejt bashkimit europian do të vështirësohej ndjeshëm. Spiropali foli për kërcënime, shantazhe dhe presione në drejtim të familjes së saj, nga njerëz të lidhur me ish-numrin dy të qeverisë Belinda Balluku, por sikleti më i madh me të cilin tashmë do të duhet të përballet ish-kryeparlamentarja, është ajo me drejtësinë.

Burime bëjnë me dije për SHEKULLI-n se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar fillimin e një procedimi penal për Elisa Spiropalin dhe familjarë të saj, për akuza që lidhen me evazionin fiskal dhe fshehjen e pasurisë. Hetimet për Spiropalin janë duke u ndjekur nga prokurori Bledar Maksuti, ndërkohë që veprat penale për të cilat deputetja dhe familjarët e saj dyshohen janë gjashtë, përfshirë korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.
Zbardhet kallëzimi në SPAK ndaj deputetes Elisa Spiropali, nga

Në materialin kallëzues, që dyshohet të jetë bazuar dhe në informacionet e marra nga drejtoria e Tatimeve, jepen detaje për aktivitetin e dyshuar korruptiv të Spiropalit, pasuritë, transaksionet, bizneset e kamufluara, skemat korruptive, pastrimin e parave etj.

Në mesin e pasurive që dyshohet se deputetja, që ka mbajtur dhe postin e Drejtoreshës së Doganave ka fshehur janë dy vila në TEG dhe një restorant në ish-Bllok. Pasuritë në fjalë dyshohet se janë fshehur në emër të prindërve, bashkëshortit dhe kunatave, ndërsa në kallëzim thuhet se Spiropali ka përdorur pozitat e saj shtetërore për përfitime të paligjshme.
Zbardhet kallëzimi në SPAK ndaj deputetes Elisa Spiropali, nga

Një pjesë tjetër e kallëzimit, lidhet me tenderat publikë që saj Enkli Spiropali, vëllai i deputetes ka marrë nga Ujësjellësi i Fierit me në krye Salarjon Totaj, pra bashkëshortin e saj. Në gusht të vitit 2013, disa muaj pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali themeloi në Fier kompaninë Solomon Construction. Në 27 mars 2014, Salarjon Totaj i jep një tender me vlerë 66 mijë euro vëllait të Spiropalit Enkli Spiropali, si drejtor i Ujësjellësit të Fierit.

Kompania Solomon Construction u ble më pas nga kompania Fortes Construction, me pronare të dy kunatave të Elisa Spiropalit, Blerina dhe Luranda Totaj. Përmes kompanisë “Solomon Construction”, Totajt kanë siguruar edhe një kontratë qiraje 90-vjeçare me Ministrinë e Bujqësisë për kultivim ullinjsh në sipërfaqe 19 hektarë në pronësi të shtetit në Patos. Dokumentat e Ministrisë së Bujqësisë thonë se “Solomon Construction” e ka marrë këtë sipërfaqe toke me qira për 90 vjet, me vlerë 465 mijë lekë të reja në vit ose rreth 40 mijë lekë të reja në muaj./Shekulli/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion