Ilir Meta kundërshtoi pezullimin e afateve, Apeli i GJKKO-së i refuzon kërkesën

Politikë

Ilir Meta kundërshtoi pezullimin e afateve, Apeli i GJKKO-së i refuzon
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.

Meta ka pretenduar në ankim se ka qenë prezent në çdo seancë dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi apo vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme, madje theksoi se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat.

Sakaq, Meta u shpreh se nuk ka munguar në asnjë seancë dhe se shtyrjet nuk kanë ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë.

Në përfundim, Apeli i GJKKO-së vendosi të rrëzojë këtë kërkesë ndërsa pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion