Dash Sula paralajmëron kontrolle të forta në Shkodër: Nuk mjafton vetëm sekuestrimi

Aktualitet

Dash Sula paralajmëron kontrolle të forta në Shkodër: Nuk
Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dash Sula, zhvilloi një takim me inspektoratet në Shkodër, ku paralajmëroi masa të rrepta ndaj abuzimeve, veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore.

Sipas tij, siguria ushqimore do të ketë tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje, ndërsa abuzuesit do të përballen jo vetëm me bllokim dhe sekuestrim të produkteve, por edhe me ndjekje penale.

“Inspektoriatet do të duhet që të jenë shumë korrekt. Nuk pretendoj se gjithçka është në nivelin e duhur por qasja është që të vijnë dhe të verifikojmë, të inspektojmë në gjithë fushën e inspektimit. Shkodra ka pikën më të rëndësishme doganore të Europës Qendrore. Nga 35 mijë inspektime në vit, 22 mijë janë në doganën Hanit të Hotit.

Kemi eksperiencë negative në Hanin e Hotit sepse për dy vite futeshin produkte të misrit me aflotoksinë dhe kemi marrë masa duke larguar inspektorë sepse sillte pasoja të rënda nga misri që vinte nga Serbia. Nga 800 euro një ton misër ka përfunduar në 400 euro. Trupa e AKU duhet ta ketë tolerancën zero për produktet ushqimore.

Nuk jam i kënaqur me situatën në përgjithësi por nuk është për t’u dekujaruar dhe po ju garantoj se toleranca do jetë zero. Ka subjekte dhe individë abuzues që shkelin ligjin por kjo nuk na step. Kjo është një luftë dhe jo betejë. Do kemi dorë të hekurt për çdo rast. Jo vetëm do ketë masa bllokimi dhe sekuestrimi por do shkojmë edhe në ndjekje penale. “, u shpreh ai.

Sula bëri me dije se brenda katër muajve synohet përfundimi i një sistemi të digjitalizuar të inspektimeve, i cili pritet të jetë funksional në mars. Gjithashtu, ai tha se çdo inspektor do të pajiset me kamera inteligjente dhe uniformë, me qëllim rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.

 “Çdo inspektor kryen krim të rëndë me abuzim në sigurinë ushqimore. Po synojmë të implementojmë inspektimin online në pikat doganore për çdo produkt ushqimor. Jemi duke përfunduar brenda 4 muajsh, në mars do kemi sistem të digjitalizuar. Çdo inspektor do jenë të pajisur me kamera inteligjente për rritjen e standartit dhe uljen e korrupsionit. Çdo inspektor do jetë me uniformë. Janë reforma të forta që do t’i realizojmë.”, shtoi ai.

Sa i përket ndërtimeve pa leje në Theth, Sula deklaroi:

“Janë reduktuar problemet për sa i përket IKMT. Kemi një portal sigurtë.gov.al që i jepet mundësia çdo qytetari të denoncojë dhe mbeten anonim dhe i kemi të pakta denoncimet nga qarku Shkodër. Kemi edhe një linjë të gjelbër telefonike dhe sërish problemet nga qarku Shkodër janë të pakta.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion