Ngjarje e rëndë në Kosovë, doganieri goditet nga një automjet gjatë detyrës, shoferi largohet pas ngjarjes

Kosovë&Rajon

Ngjarje e rëndë në Kosovë, doganieri goditet nga një
Një doganier i Kosovës është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikëkalimin kufitar të Merdarit, pasi një person i dyshuar e ka goditur me automjet dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur të martën, kur zyrtarët e Doganës kishin ndaluar një automjet për kontroll, me dyshimin se mund të transportonte mallra kontrabandë.

Në momentin kur doganieri po kryente detyrën, i dyshuari ka goditur me veturë zyrtarin, duke e lënduar në dorë, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar. Autoritetet kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion