“Vjen era hale”, Kushi: Kujdes me fjalorin! Korreshi: Nuk kam fjalë tjetër për këtë që keni bërë

Politikë

“Vjen era hale”, Kushi: Kujdes me fjalorin! Korreshi: Nuk kam

Seanca e sotme plenare është zhvilluar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale.

Gjatë fjalës së tij, demokrati Saimir Korreshi i quajti shërbimet që ofrohen sot në Shqipëri me standarde të ulëta, ndërsa iu tërhoq disa herë vëmendje nga drejtuesja e seancës, Evis Kushi.

Pjesë nga diskutimi:

Korreshi: Ju keni futur dhe urrejtjen mes lushnjarëve dhe Divjakës. Askush nuk e do këtë bashkim, përveç se kryetares që e di se do i vijë deti në derë të bashkisë. Kjo është e vërteta e hidhur, ju keni hale në njësitë administrative, çfarë shërbimi keni dhënë ju. Tani që do merrni Divjakën do fuqizoheni. Hajde shkojmë te njësia në Ramas, qenef, kanë rënë edhe çatitë.

Kushi: Kujdes me fjalorin.

Korreshi: Era hale vjen atje. Kur ju s’keni etikë për të respektuar njerëzit, çfarë etike të respektoj unë. E patë çfarë derexheje është gjendja civile e Lushnjës.

ME TE LEXUARAT