Aksident në rrugën Kardhiq-Delvinë, përmbyset maunja e ngarkuar me misër
Lajmifundit
/
8 October 2026, 19:15
Aktualitet

Një maune e ngarkuar me misër është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në drejtim të Sarandës.
Aksidenti ka ndodhur pak më parë, para hyrjes në tunel, ndërsa për momentin nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje mbwrriti edhe policia, e cila ndihmoi dhe nw normalizimin e qarkullimit.
Ende nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


