U shfaq në videot in'time me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

Showbiz

U shfaq në videot in'time me Adrian Hilën, Blerina Matraku

Blerina Matraku ka reaguar publikisht pas skandalit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila.

Këngëtarja ka kërkuar falje publike: “Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi”.

“Sot ju lutem publikisht “Mjaft”. Mos shpërndani më. Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht. Dhimbja kërkon respekt. Mjaft ju lutem. Jam njeri që më është cenuar privatësia”, shton këngëtarja.

01a107c7-5ada-70a5-939e-e1f7908f6f6c__m.webp

Deklarata e plotë e Blerina Matrakut:

Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë... Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi. Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd, por cënojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri që po ballafaqohet me sfidën më të madhe e më me përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.

Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili mu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.

I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar, fjalë që do të paguhet me drejtësi hyjnore. Pavarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia, të cilat sikur t'i paguaja me jetë...

Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik, pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës dhe që i është dashur të buzëqeshë me pretekstin që lotët në sy ishin lot gëzimi...

Sot ju lutem publikisht: “Mjaft!”. Mos shpërndani më... Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht. Dhimbja kërkon respekt. Mjaft, ju lutem. Jam njeri që me është cenuar privatësia...

Përulësisht,

Blerina Matraku

 

ME TE LEXUARAT