Turqia tronditet nga tre tërmete – Detajet e para

Bota

Turqia tronditet nga tre tërmete – Detajet e para

Tre tërmete goditën krahinat jugore turke të Adanasë dhe Osmanyies gjatë pasdites së sotme.

Sipas Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti i parë ndodhi në rajonin Saybeyli të Adanas dhe kishte një magnitudë prej 4.8 ballësh dhe një thellësi fokale prej 7.99 kilometrash.

Më pas, në Adana u regjistrua një tërmet i dytë, me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter, me një thellësi fokale prej 8.67 kilometrash.

Disa minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 5.2 ndodhi në Osmaniyen fqinje, me qendër në zonën e Subas.

Ministri i Brendshëm turk, Mustafa Çiftçi, deklaroi se ekipet e emergjencave dhe agjencive përkatëse filluan menjëherë hetimet në vendngjarje në të dy provincat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion