"Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet", habit Berisha: Shqiptarët duhet të votojnë me referendum!

“Nuk bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet”. Këtë deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një studio televizive. Sipas tij për kryeministrin do të vendosë referendumi dhe për këtë nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese.
“Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjehdjet. Jo. Bëhem kryeminsitër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojnë edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin. Kushtetuta nuk e pengon se ti u jep mundësi me 3-4 kandidatura me referendum popullor.
Absolutisht asnjë ambicie, por respekt. Se nëse ti udhëheq fushatën dhe fiton të gjitha ato që u ke thënë qytetarëve ata kanë të drejtë. Atëherë del problemi që ata duhet të vendosin veças për kandidaturat e kryeministrit”, tha Berisha
Berisha shprehu bindjen opozita fiton zgjedhjet brenda një muaji pa Edi Ramën.
“Në kushte të lira, sot opozita fiton zgjedhjet nëse zgjedhjet bëhen brenda një muaji pa Edi Ramën”, tha ai.
Kreu demokrat i qëndroi deklaratave të tij për kufizimin në dy mandate të kryeministrit.
“Jam, sepse nga viti 1990-2013 ka ndodhur 4 rrotacione. Nga 2013 deri më sot asnjë rrotacion sepse në Shqipëri rrotacionin e lejon krimi i organizuar me Edi Ramën”.


