Avokati: Bashkëshorti i Arlinda Zekajt mund të dënohet 15 vite burg

Kosovë&Rajon

Avokati: Bashkëshorti i Arlinda Zekajt mund të dënohet 15 vite

Avokati Kujtim Ibraj ka komentuar vrasjen e Arlinda Zekajt. Sipas tij, si një ngjarje e cila është vrasje me paramendim dhe në rrethana cilësuese për shkak të lidhjeve familjare, ka treguar sa mund të jetë dënimi maksimal për autorin dhe bashkëpunëtorin.

Sipas avokatit, autori i krimit rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, ndërsa për bashkëshortin e viktimës, Ibraj parashikon që prokuroria mund të ngrejë akuza me një dënim të mundshëm prej 15 vitesh burg.

“Kemi të bëjmë me vrasje me parandimin në rrethana cilësuese për shkak të lidhjeve familjare që ka. Unë besoj që ai do të dënohet me burgim të përjetshëm, por unë besoj që edhe bashkëshorti ndoshta akuzën e prokurorisë do ta shohim më vonë, besoj që do të jetë edhe ai në bashkëpunim bashkë me të vëllain.

 Që do të thotë, unë them që 15 vite burg për bashkëshortin dhe burgim të përjetshëm për vëllain, autorin e vrasjes. Pra marzhi i dënimit është shumë i rëndë”, tha Ibraj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion