Rama: Studentët kërcënohen me gjuhë kriminale! Kam mesazhe të prindërve që luten për ndihmë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Gjatë fjalës së tij ai tha se ka marrë dhjetëra mesazhe nga prindërit që i kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre
“Nuk e kam menduar ndonjëherë që do jetoja një Shqipëri ku frika për të folur do ushqehej nga intimidimi i atyre që protestojnë për ta bërë Shqipërinë më të mirë.
Unë protestoj për ta bërë Shqipërinë më të mirë, dhe nëse ti nuk je dakord me mua, unë të intimidoj të kërcënoj dhe të vendos para një zgjedhjeje, që është zgjedhje dramatike. Ose të jesh me mua, të mos vish në mësim, ose të jesh target i dhunës sime.
Kam 10 mesazhe të studentëh që më kërkojnë të jenë anonim se kanë frikë. Kam 10 mesazhe të prindërve të këtyre studentëve që kërkojnë ndihmë sepse ndjehen të pafuqishëm ndaj fëmjët e tyre të intimiduar të kërcënuar në një gjuhë që është kriminal.
Ne presim një ndihmë nga të gjithë ju që janë të angazhuar në një front të heshtur por shumë të dobishëm për cilësinë e jetës dhe nevojën për mbështetje të fëmijëve dhe familjeve që nuk duhen lënë vetëm përballë këtyre prurjeve shumë djallëzore”, tha Rama.


