U përjashtua nga Kuvendi/ Berisha: Mendësi prej xhelati e Ramës, do ta faktoj para shqiptare se çfarë kriminelësh janë!

Politikë

U përjashtua nga Kuvendi/ Berisha: Mendësi prej xhelati e Ramës,

Përjashtim në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese, e ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha, përjashtimin e tij me 10 ditë nga seancat e kuvendit, për shkak të gjuhës së përdorur prej tij në seancën e fundit, të cilën mazhoranca e cilësoi si nxitëse të dhunës.

Në Çdo Kënd në A2 CNN, Berisha tha se kjo është mendësia prej xhelati e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk toleron ansjë lloj kundërshtimi.

“Ky është një përjashtim në kundërshtim me parimet themelore të kushtetutës së Shqipërisë për deklaratën time për të cilën deputeti është i lirë të shprehë në Kuvend. Ky përjashtim shpreh mendësi prej trashëgimie të Edvin Kristaq Xhelati, i cili nuk toleron asnjë lloj kundërshtimi apo sulmi mediatik.

Pse më përjashtoi se unë u thashë që ata deputetë që votojnë Ramën dhe ligjet e tij e meritojnë të gjithë atë dhunë, terror e torturë që falangat e tij ushtrojnë ndaj studentëve paqësorë në revoltën e tyre”.

Referuar gjuhës së tij në Kuvend Berisha theksoi se i ka thënë me vetëdije të plotë dhe mund t’i faktojë se ai është parlament i krimit, që nuk ka ekzistuar as në kohën e PPSSH-së.

“Ai parlament është i krimit në atë parlament ka kriminelë më të mëdhenj se ata që janë në burgjet e Shqipërisë të llojit të Ballës dhe Ramës që janë më të mëdhenj se gjithë bosat e karteleve të lidhur me ta. Në atë parlament ka kriminelë dhe shumë se ata që janë në burg. Që nga koha e PPSH nuk ka ekziston një grup kriminal me mandat sesa ekziston sot. I kam thënë me vetëdijen më të plotë dhe mund ta faktoj para shqiptare se çfarë kriminelësh janë këta”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion