SPAK ka sekuestruar celularët e 3 vartësve të Guvernatorit Sejko

Politikë

SPAK ka sekuestruar celularët e 3 vartësve të Guvernatorit Sejko

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”.

Me miratimin e ligjit të ri, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk mund të ndalohet ose të privohet nga liria e lëvizjes dhe ajo personale nëpërmjet masave shtrënguese, si dhe nuk i nënshtrohet kontrollit personal apo të banesës, për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës.

Mbrojtja nga arrestimi si duket ka lindur si nevojë e hetimeve që bën prej dy vitesh SPAK ndaj Gent Sejkos dhe zinxhirit të “fajësisë” në Bankën e Shqipërisë.

Raportimet hermetike nga GJKKO dhe SPAK japin informacione të vakëta se ka një çështje ku hetohet Guvernatori Gent Sejko dhe gjithë punonjësit e Bankës së Shqipërisë për dyshime se ata janë fajtorët e licencimit të paligjshëm të dhjetëra institucioneve financiare të mikrokredive.

Hetimi i Sejkos dhe bashkëpunëtorëve të tij, megjithëse mbahet sekret, buron informacion nga Gjykata e Lartë. Në tabelën e gjykimeve në Gjykatën e Lartë, relatori Sandër Simoni, do vendosë për çështjen që mban numrin: 61014-00839-00-2026.

njoftimi-gjykata-e-larte.jpg

SPAK del se ka dërguar një rekurs kundër një vendimi të GJKKO (Apel) në kuadër të procedimit penal nr. 91, viti 2024, ku ka sekuestruar pajisje elektronike (kompjutera, telefona) të hierarkisë së Bankës së Shqipërisë, pranë Guvernatorit.

Në rekursin e SPAK dalin emrat e Denis Derrallës, Drejtorit të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Jonida Kaçanit, Zv. Drejtore e Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Manjola Dyrmishit, Përgjegjëse Sektori në të njëjtin departament.

Hetimi sekret i SPAK nxjerr një të dhënë të bujshme: Në “paradhomën” e Guvernatorit Sejko janë bërë sekuestrime aparaturash që u përkasin vartësve të tij, atyre që u jep urdhra.

Denis Derralla është një nga njerëzit më të afërt të Guvernatorit. Dy zonjat e tjera të gjendura në njoftimin e Gjykatës së Lartë janë personazhe të njohura, me shumë vite eksperiencë në këtë institucion.

Tre “të sekuestruarit” duan me sa kuptohet t’ju kthehen aparaturat e “punës”, ndërsa SPAK kundërshton. Çfarë do ketë në këto aparate që SPAK i do t’i mbajë akoma në mbikëqyrje?

Çështja pritet të gjykohet në 3 Nëntor të këtij viti, nga treshja Sandёr Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion