“Ti rron kot në këmbë”, Miranda fajëson burrin për borxhin: Unë të kam mbajtur deri më sot

Çifti, Miranda dhe Sabriu sot ndodhen përpara një borxhi shumë të madh, që ka nisur me marrjen e një kredie prej 29 mijë eurosh, më pas takimi me një avokat, i cili kundrejt punës së tij, i ka kërkuar një shumë totale prej 40 mijë, borxhin e larë dhe punën që ka kryer. Nga kësti mujor që ra dakord me palët, avokati në fund ka kërkuar 80 mijë euro.
Për të larë këtë borxh dhe për të shpëtuar pronën, çifti është pajtuar me një person tjetër që do i ndihmonte me 100 mijë euro borxh, por në fund gjithçka doli jashtë marrëveshjes, pasi sot personi në fjalë u ka marrë pronën.
Kjo ka krijuar konflikte dhe përçarje mes çiftit, ku Miranda nuk kursen fjalët nga bashkëshortit, duke e fajësuar atë që nuk u tregua mjaftueshëm i zoti, për të mos rënë pre e mashtrimit.
Miranda: Unë takova një grua, Albanën, më tha pse je mërzitur, i thashë jam mërzitur sepse kërkojnë që të më shesin pronën. Ajo më tha që mos u mërzit sepse burri im Ardiani, ka një shokun e tij nga Dibra, i cili jep lekë me fajde dhe merr për veten e tij një 5 mijë euro dhe e fut në xhep. Atëherë do të të lajmëroj nëse biem dakord. Unë shkoj në shtëpi dhe lajmëroj burrin. Ka ardhur burri, ka prerë biletën vajtje-ardhje me avion. Të nesërmen takuam Ardianin dhe pritëm për të ardhur Tofik Uka.
I themi hallin, tha në rregull se qenkeni njerëz të mirë. Normale ja tek e ke (drejtohet për nga Sabriu). Se nuk do të fliste gruaja, do të fliste merhumi. Mos më bëj të dal në mes të publikut, se ta kam mu në majë të hundës. Mos më bëj të vij atje… se më ke lënë rrugëve. Tofik Uka ra dakord me burrin e ndritur timin, që pinte gotën e rakisë, i interesonte birra, nuk i interesonte muhabeti i lekut. Ti rron kot në këmbë, se unë nuk e lë djersën e fëmijëve.
Sabriu: Nuk rroj kot unë.
Miranda: Siç mora shtëpinë tjetër, do ta marr edhe atë pronë. Po ti rron kot. Po të isha në vendin tënd u mbytsha me një pikë ujë. E more vesh. Unë të kam mbajtur deri më sot.


