Tensionet SHBA-Iran/ Goditet me raketë një tjetër anije nafte në Ngushticën e Hormuzit

Bota

Tensionet SHBA-Iran/ Goditet me raketë një tjetër anije nafte

Një anije cisternë është goditur nga një raketë e paidentifikuar teksa kalonte në Ngushticën e Hormuzit, duke pësuar dëme në dhomën e motorit.

Incidenti është raportuar nga Organizata Britanike e Sigurisë Detare (UKMTO), e cila nuk ka bërë të ditur momentin e saktë kur ka ndodhur sulmi.

Sipas autoriteteve, të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt dhe nuk raportohet për viktima. Gjithashtu, deri tani nuk janë konstatuar ndotje apo dëme mjedisore.

Rrethanat e sulmit dhe origjina e raketës mbeten ende të paqarta. Autoritetet detare kanë nisur vlerësimin e incidentit për të përcaktuar përgjegjësit.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit. Zona është kthyer në pikë të nxehtë të tensioneve SHBA-Iran, ndërsa çdo incident ndaj anijeve tregtare rrit shqetësimet për sigurinë e transportit ndërkombëtar të energjisë.

ME TE LEXUARAT