Dy herë i dënuar për drogë, arrestohet sërish 41-vjeçari në Fier! Kapet me doza kokaine (EMRI)

Aktualitet

Dy herë i dënuar për drogë, arrestohet sërish

Emiljano Resuli, 41 vjeç, i dënuar dy herë më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, është arrestuar sërish në Fier, pasi u kap me një sasi kokaine që dyshohet se e mbante për shitje.

Sipas policisë, një pjesë e lëndës narkotike ishte ndarë në doza. Gjatë operacionit të koduar “Recidivisti”, efektivët sekuestruan kokainën, një automjet dhe një telefon celular.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të Policisë së Fierit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Njoftimi i plotë

“U kap në flagrancë me lëndë narkotike Kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet 41-vjeçari, i dënuar 2 herë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë (një pjesë e saj e ndarë në doza), 1 automjet dhe 1 celular.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Recidivisti”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. R., 41 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjet, në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion