“Princesha e Kodrës së Kuajve”/ Sara Mila i kundërpërgjigjet Berishës: Ty të thërrasin 26 shpirtrat...

Politikë

“Princesha e Kodrës së Kuajve”/ Sara Mila i
Sali Berisha dhe deputetja e PS Sara Mila janë përplasur në replikë sot në Kuvend.

“Ti, princesha e Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe të këshilloj t’i denoncosh, se nuk mund ta nisësh kështu karrierën”, i tha Berisha.

Berisha i përmendi emrin, duke i thënë ‘princesha e Kodrës së Kuajve’, e ndërsa kjo e fundit iu përgjigj menjëherë më pas.

“E ka komentuar mandatin tim që pa ardhur unë, vazhdon ta përgojojë mandatin tim dhe në ecejaket e oborrit të SPAK-ut, që ai vetë e shan dhe nuk e konsideron. Më bëri thirrje të dorëzoja mandatin. 

Mirë do të ishte që këtë standard ta niste nga vetja. ‘Dorëzo mandatin’, më thotë mua, ndërkohë që e thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec, 4 në Bulevard e kush e di sa të tjerë në ’97. Meqë ke qejf ecejaket në korridoret e drejtësisë, merr informacionet e sakta, që unë nuk kam shkuar atje si person në dijeni. Unë nuk i kam dit në politikë sa mëkate ke ti”, iu përgjigj Mila.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion