Dy gjuetarë të vrarë: E ngatërroi shokun me një derr të egër në pyll dhe e qëlloi gabimisht, më pas kreu vetëvrasje
Lajmifundit
/
18 November 2026, 15:28
Bota

Dy persona ndërruan jetë në një aksident të tmerrshëm gjuetie
Ngjarja ndodhi këtë mërkurën në Quiliano, në një pyll në brendësi të Savonës.
Viktimat janë dy gjuetarë, njëri më i ri dhe tjetri më i moshuar.
Hetimet për ngjarjen tragjike janë ende në vijim, por sipas raportimeve fillestare nga ekipet e shpëtimit, burri më i moshuar qëlloi atë që ishte më të ri, duke e ngatërruar me një derr të egër, dhe më pas i mori jetën vetes pasi zbuloi gabimin e tij tragjik.
Kryqi i Kuq, ambulanca, zjarrfikësja dhe drejtoria e pyjeve iu përgjigjën vendit të ngjarjes.


