Trafik i rënduar në Elbasan, kolona kilometrike në aksin drejt Tiranës

Aktualitet

Trafik i rënduar në Elbasan, kolona kilometrike në aksin drejt

Fluksi i lartë i automjeteve ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në aksin Elbasan–Tiranë, duke krijuar kolona kilometrike dhe vonesa të gjata.

Situata paraqitet veçanërisht problematike pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku qarkullimi është thuajse i paralizuar dhe automjetet lëvizin me shpejtësi shumë të ulët.

Në terren ndodhet Policia Rrugore, e cila po punon për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit.

Fluksi i madh i automjeteve lidhet me kthimin e qytetarëve drejt Tiranës pas përfundimit të fundjavës. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes dhe durim gjatë lëvizjes në këtë aks.

ME TE LEXUARAT