Zbardhet ngjarja në Mullet: 24-vjeçarja po filmonte nga dritarja e taksisë, ishin të tre nën efektin e alkoolit

Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Mullet: 24-vjeçarja po filmonte nga dritarja e

Një 24-vjeçare ka mbetur e dëmtuar pasi është rrëzuar nga dritarja e pasme e një taksie në zonën e Mulletit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 15 nëntor 2026, ndërsa e reja po merr ndihmë mjekësore në spital.

Sipas informacioneve, 24-vjeçarja ndodhej në taksi së bashku me një shoqe, ndërsa mjeti drejtohej nga një 47-vjeçar, teksa të tre dyshohet se kishin konsumuar alkool në zonën e Mulletit.

Në një moment, e reja ka hipur në dritaren e pasme të automjetit për të realizuar një video, por është rrëzuar.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka ndaluar shoferin 47-vjeçar, me inicialet J. S., ndërsa ka proceduar penalisht edhe pasagjeren tjetër, 23-vjeçaren L. T., e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës dhe dhënie të deklaratës së rreme.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se 24-vjeçarja P. V. ka rënë nga dritarja e pasme e taksisë që drejtohej nga 47-vjeçari, ndërsa vijon të marrë mjekim në spital.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion