Akuzohet për korrupsion, Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për ndryshimin e masës së sigurisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me dosjen e koncesionit të sterilizimit, i është drejtuar sot me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Pasi u lirua nga burgu, ku qëndroi për më shumë se dy vite, dhe iu caktua masa e arrestit në shtëpi, Beqaj kërkon që kjo masë të zëvendësohet me garanci pasurore në shumën prej 2 milionë lekësh.
Ai i ka lënë në dorë gjykatës edhe një alternativë tjetër, duke kërkuar që shuma e garancisë të caktohet në një vlerë që ajo e çmon të arsyeshme.
Kjo kërkesë vjen në një kohë kur ish-ministri i është drejtuar disa herë gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesat e tij të mëparshme janë rrëzuar.


