Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë në Panama, alarm për cunami në nëntë vende

Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë në Panama,

 

Një tërmet me magnitudë 7,6 goditi një zonë 14 kilometra në jugperëndim të Petaloza Arriba në Panama, njofton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Sistemi amerikan i paralajmërimit sinjalizoi rrezikun e një cunami pas tërmetit. Tërmeti u ndje edhe në Costa Rica dhe zgjati për një kohë të konsiderueshme.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë, por qindra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të lëkundjeve.

Gazetarët e AFP raportojnë për skena paniku në kryeqytetin e Panamasë.

Sistemi amerikan i paralajmërimit ka sinjalizuar valë potencialisht të rrezikshme përgjatë brigjeve të Costa Rica-s, Ekuadorit, Perusë, Nikaraguas, Guatemalës, El Salvadorit dhe Meksikës./La Repubblica

ME TE LEXUARAT