Ra zjarr në dhomën e pacientit në spitalin në Berlin, 15 persona të pla'gosur, një në gjendje kritike

Bota

Ra zjarr në dhomën e pacientit në spitalin në Berlin, 15
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu të dielën në mbrëmje në një spital në lagjen Lichtenberg të Berlinit, duke lënë 15 persona të plagosur ose të prekur nga thithja e tymit. Mes tyre, një person ndodhet në gjendje kritike dhe një tjetër në gjendje të rëndë.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Berlinit, flakët shpërthyen në dhomën e një pacienti, në katin e parë të spitalit. Përhapja e shpejtë e tymit në pjesë të ndryshme të ndërtesës detyroi autoritetet të organizonin evakuimin urgjent të pacientëve dhe personave të tjerë që ndodheshin brenda saj.

Ekipet e zjarrfikësve mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta vinin zjarrin nën kontroll, duke e shuar atë në një kohë të shkurtër. Megjithatë, tymi i dendur ishte përhapur në ambiente të tjera, duke krijuar rrezik për pacientët dhe personelin mjekësor.

Dy personat më rëndë të prekur u transportuan në spitale të tjera, nën mbikëqyrjen e mjekëve të kujdesit intensiv, për të marrë trajtim të specializuar. Ndërkohë, 13 personat e tjerë pësuan lëndime të lehta ose shfaqën simptoma si pasojë e thithjes së tymit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion