Sulm kibernetik në Danimarkë, hakerat marrin të dhënat e 8.8 milionë personave… s’kursejnë as të vdekurit

Bota

Sulm kibernetik në Danimarkë, hakerat marrin të dhënat e 8.8

Danimarka është përballur me një shkelje të rëndë të sigurisë kibernetike, pasi hakerat kanë depërtuar në regjistrin kombëtar të popullsisë dhe kanë aksesuar të dhënat personale të miliona njerëzve.

Sipas Ministrisë për Çështjet Digjitale, rreth 8.8 milionë persona janë prekur nga incidenti. Në duart e personave të paautorizuar kanë përfunduar emrat, adresat dhe numrat CPR, ekuivalentë me numrat e sigurimeve shoqërore në Danimarkë.

Ministrja për Çështjet Digjitale, Christina Egelund, e cilësoi ngjarjen si “një incident jashtëzakonisht serioz”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar përmasat e plota të sulmit dhe identitetin e autorëve.

Edhe pse Danimarka ka rreth 6 milionë banorë, regjistri kombëtar përmban të dhëna për rreth 11 milionë persona, përfshirë qytetarë të vdekur dhe persona që janë larguar nga vendi.

Sipas autoriteteve, hakerët nuk kanë hyrë drejtpërdrejt në sistemin shtetëror, por kanë komprometuar një kompani daneze që kishte akses të ligjshëm në regjistër. Për momentin, ky akses nuk është revokuar.

Autoritetet daneze deklarojnë se ende nuk kanë informacion se kush qëndron pas sulmit, ndërsa hetimi vijon për të zbardhur mënyrën e ndërhyrjes dhe të dhënat që janë marrë.

ME TE LEXUARAT