"Diktator", studentët ironizojnë thirrjen e Ramës për dialog, vendosin te Politekniku fotot e sjelljes policore

Aktualitet

"Diktator", studentët ironizojnë thirrjen e Ramës
Studentët protestues kanë ironizuar sërish thirrjet e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, duke e bërë të qartë se e vetmja kërkesë e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë.

Në mjediset e jashtme të Universitetit Politeknik, të rinjtë kanë ndërmarrë një aksion simbolik: mbi disa karrige të zbrazëta ata kanë vendosur fotografi që dokumentojnë dhunën policore të ushtruar ndaj protestuesve gjatë ditëve të fundit.

Krahas fotove, studentët kanë ngjitur edhe fletë me mbishkrimin e prerë: ”Diktator”.

Edhe pse kryeministri bëri sot një tjetër thirrje publike për ulje në tryezë bisedimesh, të rinjtë u shprehën të prerë se nuk do të ketë asnjë kompromis apo dialog. Sipas tyre, kërkesa për dorëheqjen e tij është e panegociueshme dhe protesta do të vijojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion