Protesta studentore në ditën e 22-të, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog në stolin e gurtë

Politikë

Protesta studentore në ditën e 22-të, kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish mëngjesin e kësaj të marte thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri, mbi të cilën janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”.

Nga ana tjetër, studentët vijojnë të mbajnë të pandryshuar qëndrimin e tyre, duke refuzuar të ulen në tryezën e bisedimeve. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe këmbëngulin në plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestat vijojnë çdo ditë që prej 13 tetorit, kur gjimnazistë dhe studentë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit dhe institucionet shtetërore për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Në mbështetje të protestuesve kanë dal edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion