"Përfitojnë qytetarët që përdorin më shpesh automjetet", Ministri i Financave sqaron kush përfiton nga heqja e taksës së qarkullimit

Aktualitet

"Përfitojnë qytetarët që përdorin më shpesh
Qytetarët që  përdorin  shpesh automjetet për qarkullim do të kenë një përfitim të konsidrueshëm nga heqja e taksës së qarkullimit prej 32 lekësh për litër.Ministri i financave Petrit Malaj tha se pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga qytetarët nëse një person e përdor automjetin mbi 5 kilometra në ditë ateher ka perfitime te konsiderueshme nga transferimi i taksës së qarkullimit nga karburanti në taksën vjetore të automjeteve

Ky projektligj ka për qëllim uljen e çmimit të karburanteve në tregun vendas, nëpërmjet rishikimit të politikës fiskale dhe reduktimit të barrës tatimore, që ndikon drejtpërdrejt në çmimin e karburanteve.

Ndërkohë nga një vlerësim   rezulton se në Shqipëri qarkullojnë mbi 10 mijë automjete elektrike  që pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit.

Po ashtu një  risi është edhe fakti se për herë të parë do të aplikohet një tarifë e re, edhe për automjetet e huaja që hyjnë në territorin shqiptar

Në ligj parashikohet edhe një rritje e taksës për makinat e luksit.

Nga pikëpamja ekonomike dhe sociale, ulja e çmimit të karburanteve pritet të ndikojë në lehtësimin e shpenzimeve të qytetarëve duke krijuar kushte për uljen e kostove të mallrave e të shërbimeve.

Të ardhurat e parashikuara nga taksa e qarkullimit për vitin 2027 rezultojnë rreth 26.0 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja e aplikuar mbi këtë taksë, rreth 5,2 miliardë lekë, pra, në total, rreth 31.2 miliardë lekë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion