Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

Aktualitet

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i

Eksperti i taksave, Edvin Stefani, ka komentuar problematikën e pensioneve në Shqipëri, duke theksuar se vitet e fundit është bërë një punë e mirë në luftën kundër informalitetit të pagave.

Sipas tij, deklarimi i pagave joreale duhet të shërbejë si një kambanë alarmi, pasi zgjidhja e kësaj problematike varet edhe nga përgjegjësia e individëve.

Eksperti u ndal edhe te përdorimi i fondeve private të pensioneve, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një sigurie financiare për të ardhmen. Ai shpjegoi se skema e re e pensioneve krijon mundësi për tërheqjen e parave, duke përfshirë edhe përfitime nga trajtimi tatimor, por shoqërohet edhe me kosto të tjera.

“Në lidhje me informalitetin e pagave, puna është e mirë vitet e fundit, por brezi aktual i pensionistëve i referohet viteve më parë, kur kultura e kontributeve ka qenë e pakët.

Pagat joreale janë një kambanë për vetë ne, që zgjidhja vjen edhe nga ne si individë.

Tjetra është përdorimi i fondeve të pensioneve private. Ne i çojmë paratë nga biznesi në bankë për një siguri të ardhshme. Skema e re e pensioneve lejon që t’i tërheqësh paratë, nuk paguan tatim page, por krijohen edhe shpenzime të tjera.

Çështja e pensioneve është edhe çështje kulture dhe duhet të mësojmë favorizimet. Pensionet janë një histori që ndikohet nga disa faktorë, por ka edhe faktorë të kulturës dhe qasjes mbrojtëse të individit.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion