“Flamingot do t’i hajë Trump për mëngjes”/ Rama ironizon kritikat për investimin në Sazan: Nuk ka ende marrëveshje

Politikë

“Flamingot do t’i hajë Trump për mëngjes”/ Rama

Kryeministri Edi Rama ka mohuar se qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje përfundimtare me grupin e investitorëve për projektin e zhvillimit të ishullit të Sazanit.

Në një intervistë për “Channel 5”, dhënë gazetarit amerikan Andrew Callaghan, Rama theksoi se ishulli vijon të jetë pronë publike dhe se negociatat synojnë krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët, ku shteti shqiptar do të jetë partner.

Duke iu përgjigjur kritikave dhe raportimeve për projektin, kreu i qeverisë ironizoi pretendimet se flamingot e Sazanit do të rrezikohen nga investimi, duke thënë se çështja po paraqitet sikur ato do të vriten dhe do të shërbehen për mëngjesin e Donald Trumpit.

“Sazani është një tokë publike. Nëse nuk e dini, po ju informoj. Dhe për sa kohë flasim, nuk ka asnjë marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe grupit të investitorëve. Nuk ka para, nuk ka projekt. Nuk ka ende një marrëveshje. Ndërkohë ju djema keni gënjyer botën, jo kanali juaj personalisht, keni mashtruar botën, duke i thënë se ishulli është privatizuar. Flamigot në ishull, të cilët nuk e kanë kaluar kurrë ishulli, do të vriten dhe Trump do t’i hajë në mëngjes. Nuk ka akoma një marrëveshje sepse ne po shpresojmë të krijojmë një sipërmarrje të përbashkët ku Republika e Shqipërisë do të jetë partnere dhe kjo është ajo që po them. Në flamingomirror.al mund të konfirmoni se 90% e gjërave që thuhen janë gënjeshtra”, u shpreh Rama.

*Kjo intervistë është zhvilluar më 7 tetor 2026.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion