Grabitja e Raiffeisen si në filma, eksperti ngre alarmin: Fajin nuk e ka roja, por vetë banka!

Aktualitet

Grabitja e Raiffeisen si në filma, eksperti ngre alarmin: Fajin nuk e ka

Grabitja e filialit te Raiffeisen Bank ne zonen e Komunes se Parisit ne Tirane ka tronditur rendin publik ne kryeqytet duke rikthyer vemendjen edhe njehere tek siguria e munguar ne institucionet bankare ne vend.

Nje dite pas ngjarjes se rende, ku nje person i armatosur hyri me arme brenda nje preg degeve kryesore te Raiffeisen Bank dhe beri cfare deshi duke kercenuar punonjesit, marre parate, e me pas doli nga banka dhe u largua me nonopatine, ekspertet ngrene alarmin.

Me shume se rojen e sigurise si individ i vetem, ata fajesojne Banken, per mungesen e masave dhe protokolleve te sigurise, duke krahasuar edhe mekanizmat qe perdoren ne raste te ngjashme per identifikimin e personave te armatosur para hyrjes ne ambientet e sherbimit bankar. 

Reagimi nga Fatjon Softa, ish-drejtues policie dhe analist ne fushen e sigurise: 

GRABITJA E BANKËS NË TIRANË: NJË ALARM PËR SIGURINË BANKARE DHE SHËRBIMIN PRIVAT TË SIGURISË!
Grabitja e filialit të Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, në mes të ditës, nga një person i maskuar dhe i armatosur, i cili kërcënoi rojën dhe arkëtaren dhe më pas u largua me monopatinë, ngre pikëpyetje serioze për efektivitetin e masave të sigurisë në institucionet financiare.

Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar. Por fakti që një autor arriti të realizojë grabitjen dhe të largohet kërkon një analizë të plotë të sistemit të sigurisë, përtej kapjes së autorit.
Disa pyetje kërkojnë përgjigje:
A ishte filiali i pajisur me të gjitha sistemet e detyrueshme të alarmit dhe monitorimit?
Pse nuk kishte një sistem më të avancuar të kontrollit të hyrjes, përfshirë detektimin e metaleve dhe dyer me akses të kontrolluar, nëse vlerësimi i riskut e kërkonte?

A ishte roja private e pajisur me jelek mbrojtës balistik, komunikim emergjent dhe buton paniku?
A kishte SHPSF-ja një plan të qartë reagimi për rastet e grabitjeve me armë dhe a ishte personeli i trajnuar për situata të tilla?
A funksionoi alarmi i heshtur dhe sa kohë kaloi deri në njoftimin e Policisë?
Këtu nuk duhet të bëjmë gabimin të fajësojmë rojën që nuk u përball fizikisht me një person të armatosur. Përballë një arme të drejtuar në distancë të afërt, ruajtja e jetës së njerëzve është përparësia absolute.
Por kjo nuk e përjashton përgjegjësinë e bankës, SHPSF-së dhe strukturave përgjegjëse për standardet e parandalimit dhe reagimit.

Rregullorja nr. 48/2024 e Bankës së Shqipërisë përcakton kërkesa minimale për sigurinë në ambientet bankare. Çështja është nëse këto standarde zbatohen realisht dhe kontrollohen në praktikë.

Në një kohë kur bankat investojnë në teknologji dhe shërbime financiare moderne, siguria fizike nuk mund të mbetet në nivelin tradicional të një dere të hapur dhe një roje në hyrje.
Siguria nuk është një shpenzim për t’u kursyer. Është përgjegjësi institucionale dhe detyrim ndaj jetës së klientëve dhe punonjësve.

Nevojitet një auditim i masave të sigurisë në të gjitha filialet bankare, verifikim i kontratave me SHPSF-të, kontroll i pajisjeve dhe trajnimeve, si dhe transparencë mbi përgjegjësitë.

Sepse një sistem sigurie nuk vlerësohet nga ajo që shkruhet në planin e mbrojtjes, por nga aftësia e tij për të parandaluar, zbuluar dhe menaxhuar një kërcënim real.
Parandalimi është siguri. Reagimi është profesionalizëm. Përgjegjësia është detyrim!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion