Rindizet revolta e studentëve, zbarkojnë te Politekniku me thirrje për largimin e Ramës

Aktualitet

Rindizet revolta e studentëve, zbarkojnë te Politekniku me thirrje
Edhe sot, të rinjtë janë grumbulluar në universitete për të protestuar, në vijim të tubimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Këtë të martë, grumbullimi ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me pankarta në duar, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Disa ditë më parë, studentët u ndalën në auditorët e disa universiteteve, ku hynë në klasa dhe u kërkuan edhe studentëve që po zhvillonin mësim të bojkotonin procesin mësimor dhe t’u bashkoheshin protestave.

Protesta e zhvilluar një ditë më parë ishte e qetë dhe nuk u raportuan incidente.

Ndërkohë, Policia bëri të ditur se janë vendosur 16 gjoba pas hyrjes në fuqi të aktit normativ për tubimet. Sipas policisë, masat janë marrë për bllokimin e rrugëve gjatë protestave.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion