Makina copë nga aksidenti i rëndë në Pogradec, 6 persona mbeten të lënduar pranë Linit
Lajmifundit
/
3 November 2026, 12:23
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin, ku dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Ende nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit


