Vëllezërit i bëjnë rezistencë policisë, nxjerrin armën dhe braktisin mjetin në Kurbin-Milot
Lajmifundit
/
27 July 2021, 22:31
Aktualitet

Fation dhe Klodian Lika vëllezër me njëri-tjetrin janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme në aksin dytësor të rrugës Kurbin-Milot.
Blutë bëjnë me dije se pasditen e sotme i kanë bërë thirrje automjetit me targa AA250XM, që drejtohej nga Fation Lika që të ndalojë. Ky i fundit ka dalë nga makina duke ikur me shpejtësi, ndërsa në ecje e sipër ka kërcënuar me armë punonjësit e policisë rrugore.
Blutë kanë bërë të mundur shoqërimin e tij dhe të vëllait Klodian Lika. Aktualisht po kryhen hetimet në lidhje me këtë rast.


