Skuadra shqiptare kualifikohet në Conference League

Sport

Skuadra shqiptare kualifikohet në Conference League

Skuadra e Teutes arriti përmbysjen e madhe në Conference League, duke mundur në Andorra ekipin e Inter D’ Eskaldes me rezultatin 3-0.

Protagonist i ndeshjes ishe Sebino Plaku autor i një dygolëshi, ndërkohë që penalltia u shënua në kohën shtesë nga Sherif Kallaku.

Një rezultat i madh për një ekip shqiptar, dhe që pas 90 minutave në Durrës, ku shqiptarët ishin mposhtur 2-0, dukej pothuajse i pamundur, por që ishte rezultati i natyrshëm i diferencës teknike në fushë.

Durrsakët shënuan golin parë në minutën e 25-të falë Sebino Plakut, por më pas nuk arrin të konkretizojë superioritetin deri pak minuta nga fundi.

Në minutën e 81 sërish Plaku, protagonist i ndeshjes, shënon me një gjuajtje spektakolare duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Sulmuesi dëshpërohet në sekondat e fundit, kur shpërdoron një rast vetëm me portierin, por rrjedha e ndeshjes ishte dukshëm në favor të shqiptarëve, ku nuk munguan edhe momente tensioni për vendimet e arbitrit./a2

ME TE LEXUARAT