Policia shtriu në tokë gazetarin, Meta: Dhuna e pajustifikuar, meriton dënim ligjor

Politikë

Policia shtriu në tokë gazetarin, Meta: Dhuna e pajustifikuar, meriton

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas operacionit të policisë ku u ndalua gazetari i cili po filmonte skenën. Meta shprehet se dënon dhunën ndaj gazetarit i cili ishte në krye të detyrës. Kreu i shtetit thekson se rasti i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim shembullor.

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion