Mbi 11 të huaj bëhen shqiptarë, Veliaj: Dëshmi se kryeqyteti po rritet çdo ditë

Politikë

Mbi 11 të huaj bëhen shqiptarë, Veliaj: Dëshmi se kryeqyteti

11 shtetas të tjerë të huaj nga Egjipti, Turqia, Italia dhe Kosova morën nënshtetësinë shqiptarë.

Në ceremoninë e betimit, të kthyer tashmë në traditë, zhvilluar në Bashkinë Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për të është kënaqësi që shtetas të rinj i shtohen Shqipërisë, por sidomos Tiranës.

“Është një shenjë e një qytetit që po rritet dhe zakonisht unë vij këtu në tarracë ose për celebrime, për dasmat e martesat e reja, pra të familjeve të reja që krijohen ose zakonisht vij këtu për të bërë betimin e shtetasve të rinj shqiptarë që i bashkohen Republikës sonë dhe misionit për të kontribuar në një shtet të përbashkët dhe në një mision të përbashkët për më shumë progres e zhvillim për Shqipërinë”, nënvizoi ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryetari i Bashkisë lexoi formulën e betimit për 11 shtetasit që kanë fituar shtetësinë shqiptare, të cilët më pas nënshkruan edhe aktin zyrtar.

ME TE LEXUARAT