Italiani ngre në piedistal ish- portierin milanist: Donnarumma është kampioni i Azzurrëve

Sport

Italiani ngre në piedistal ish- portierin milanist: Donnarumma

Ish-kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro ka thënë se nënshkrimi i ri i Paris Saint-Germain, Gianlugi Donnarumma është lojtari më i mirë që ka Italia. Kujtojmë se Donnarumma mori shumë lëvdata pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020 dhe i fundit që e lavdëroi ishte pikërisht ish-kapiteni i Italisë, Cannavaro.

“Donnarumma është kampioni i vërtetë i kësaj skuadre të Azzurrëve. Jam i befasuar që, para Euros, dikush mendonte se ai ishte një portier mesatar.

Italiani ngre në piedistal ish- portierin milanist: Donnarumma

Nuk ka asgjë mesatare në Gigion, thjesht mendoni për qetësinë që ai ka në moshën 22-vjeçare. Ai do të jetë portieri më i mirë për 10-15 vitet e ardhshme. Jam i lumtur që Giorgio Chiellini ngriti trofeun. Ai ishte në tribuna për të parë Finalen e Kupës së Botës 2006 dhe unë gjithashtu luajta me të. Unë me të vërtetë e respektoj Giorgion”, tha Fabio Canvara

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion