Rama takim online me Zaev dhe Vuçiç, ja çfarë u diskutua

Kosovë&Rajon

Rama takim online me Zaev dhe Vuçiç, ja çfarë u

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte takim online me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se në këtë takim është rënë dakord mbi përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup më 29 korrik.

“Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan Zaev

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion