“Ky është Ballkani i ri Evropian”/ Rama, Vuçiç dhe Zaev zhvillojnë takim virtual, ja për çfarë biseduan

Politikë

“Ky është Ballkani i ri Evropian”/ Rama,

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zbuluar se kanë pasur një takim virtual me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për përgatitjet e Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal.

Ky forum do të mbahet në Shkup më 29 korrik. Në postimin e tij në Facebook, Zaev thotë se janë bërë bashkë që jeta e qytetarëve të bëhet më e lehtë dhe këtë e cilëson si “Ballkani i ri Evropian”.

“Këtë mëngjes kam pasur një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ne e organizojmë në Shkup më 29 korrik.

Ne lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Evropian”, shkroi Zaev.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion