Varianti Delta në Shqipëri dhe shtimi i infektimeve, Komiteti Teknik njofton sot mbledhje urgjente

Aktualitet

Varianti Delta në Shqipëri dhe shtimi i infektimeve, Komiteti Teknik

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar sot mbledhje urgjente, një ditë pas konfirmimit zyrtar për praninë e variantit Delta të COVID në vendin tonë.

Ende nuk dihet objekti i mbledhjes nderkohe qe ne takimin e fundit ekspertet e shendetesise kufizuan oren policore.

Megjithate burimet thone se vendimi me i pritshem eshte nje rritje e vigjilences dhe monitorimit te situates.  

Mbledhje do të zhvillohet në orën 13:00 dhe do të diskutohet pikërisht për variantin Delta, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshim të masave anti- COVID.

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion