Studim/ 2 në 3 çifte e nisin marrëdhënien si miq

Soft


Studim/ 2 në 3 çifte e nisin marrëdhënien si miq

Pavarësisht perceptimit se dashuria zakonisht lind  shikim të parë, një studim i ri zbulon se dy të tretat e marrëdhënieve romantike kanë nisur fillimisht si miqësi.

 Danu Stinso, autorja kryesore e studimit, tregon për CNN se pjesëmarrësit e studimit kanë pranuar se kanë krijuar lidhje romantike me miqtë, që i njihnin për shumë kohë.

Stinson ka studiuar fillimin e marrëdhënieve për 20 vjet dhe ajo vuri re gjatë viteve që shumë pjesëmarrës raportuan se po krijonin lidhje romantike me miqtë që i kishin prej një kohe të gjatë.

"Shumë pak studime po e shohin me të vërtetë fillimin e marrëdhënies pas një miqësie, pavarësisht vëzhgimit tonë që është forma më e zakonshme e fillimit të marrëdhënies deri tani," tha Stinson.

Studimi i botuar javën e kaluar në revistën Social Psychological and Personality Science, përfshin katër studime të ndryshme mbi fillimin e marrëdhënieve.

Hulumtimet zbuluan se 66% e çifteve filluan lidhjen si miq, shumë prej tyre krijuan  miqësi afatgjata, që zgjasnin disa muaj ose vite.

Sipas studiuesve faza e shokut/shoqet zgjati mesatarisht rreth  22 muaj para se të  bëhet romantike.

Një pjesë e pjesëmarrësve u shprehën se krijuan miqësi me partnerin e tyre me qëllim, që më vonë miqësia të kthehet në dashuri. Sidoqoftë, pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve nuk synonin lidhje romantike me shokët e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion