Mamaja e Rita Orës i mëson së bijës si të gatuajë ushqimet tradicionale shqiptare (VIDEO)

Showbiz

Mamaja e Rita Orës i mëson së bijës si të gatuajë


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora gjithmonë ka treguar se ka një lidhje të veçantë mes saj dhe vendlindjes, ndonëse nuk jeton këtu.

Ajo shpesh-herë ka rrëfyer se dëshira më e madhe e saj është të mësojë të gatuajë gatimet tradicionale shqiptare.

Së fundmi, Vera mamaja e këngëtares ka publikuar në Instastory një video teksa gatuan një nga pjatat më të preferuara të Ritës, “gjizë me speca”, për të cilën ajo thotë se bija e saj i ka kërkuar edhe recetën se si ta gatuajë atë në Los Angeles.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta rikrijosh gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, ka shkruar nëna e këngëtares krahas videos.

 

ME TE LEXUARAT